KOMBËTARET

Musiala vendos të përfaqësojë Gjermaninë
24 February, 2021 @19:05
Talenti i madh i Bayern Munchen, Jamal Musiala, më në fund ka vendosur se cilën kombëtare ta përfaqësojë, ai ka vendosur që të mbrojë ngjyrat e kombëtares Gjermane.
Për mesfushorin 17-vjeçar u zhvillua një ‘luftë’ mes kombëtares së Anglisë dhe asaj të Gjermanisë, por Musiala në fund vendosi për këta të fundit. Ai ka përfaqësuar Anglinë në grupmoshat U-14 deri në U-21.
Musiala mbrëmë u bë golashënuesi më i ri në histori të Bayern Munchen në kuadër të Champions League, në fitoren 1-4 ndaj Lazio.