GRE - CIV
Greqia shkruan historinë
25 June, 2014 @0:13
Greqia është përfaqësuesja e dytë e kualifikuar nga grupi C, pas Kolumbisë. Helenët këtë e arritën në minutat e fundit të ndeshjes me anë të golit të Georgios Samarasit, i cili shënoi nga penalltia në minutën 90’.
Grekët edhe më parë ishin në epërsi me golin e Andreas Samarisit në minutën 42’, mirëpo më pas rezultati ishte barazuar me golin e Wilfred Bonyt në minutën 74’.
Greqia, në 1/8 të finales do të përballet me Kosta Rikën, e cila e përfundoi në vend të parë grupin D.