JAP - COL
Kolumbia e qindpërqindtë
25 June, 2014 @0:08
Përfaqësuesja e Kolumbisë nuk po njeh kundërshtarë në Botëror. Ekipi nga kontinenti amerikan regjistroi fitoren e tretë me radhë duke e mposhtur Japoninë me rezultat të thellë 1-4.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga Juan Cuadrado i Kolumbisë, i cili shënoi nga penalltia në minutën 17’, ndërsa rezultati u barazua në fund të pjesës së parë nga Shinji Okazaki.
Pjesa e dytë ishte edhe periudha kur kolumbianët i ndezën motorët. Jackson Martinez e rikthehu epërsinë në të mirë të skuadrës së tij në minutën 55’, derisa në minutën 82’ shënoi përsëri për rezultatin 3-1. Në fund për rezultatin përfundimtar u përkujdes James Rodriguez i cili ishte përsëri njëri prej më të mirëve te Kolumbia.
Rezultatet aktuale të grupeve.