Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Debakli kroat

Debakli kroat


24 June, 2014 @12:42

Kroacisë i duhej fitorja në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Meksikës në Grupin A, për të arritur kualifikimin për në të tetën e finales së Kampionatit Botëror, Brazili 2014. 

Mirëpo, përkundër paraqitjes së mirë në pjesë të parë, ekipi i trajnerit Niko Kovac, assesi nuk ka arritur të rrezikojë portën e portierit Guillermo Ochoa. 

E në pjesën e dytë kur Meksika morri lojën në duar - shkatërroi Kroacinë tërësisht për t’i eliminuar nga Botërori. 

“Përsëri asgjë. Edhe njëherë po kthehemi në shtëpi me aeroplanin e parë nga Brazili. Edhe njëherë kemi mbetur vetëm pjesëmarrës në Botëror, të cilën bota do ta harrojë shpejtë. Më shumë as që e kemi merituar pas paraqitjes së tillë ndaj Meksikos. Ndihma nga qielli, por edhe nga referi uzbek, Irmatov, nuk mungoi, por veterani Rafa Marquez kur kërceu mbi Vedran Corlukën dhe Dejan Lovrenin për të shënuar golin e parë - që çoi në debakël,” ka shkruar mes tjerash e përditshmja Jutarnji List në numrin e saj të sotëm. 

“Mund të kemi ne lojtarë cilësor kudo nëpër botë dhe nëpër ekipe më të mira, por meksikanët janë kolektiv i fuqishëm dhe çdonjëri prej tyre e njeh thellë futbollin. Në plan të ekipit ata bëjnë edhe gara për lojtarë më të shpejtë. Thjesht, na mësuan futbollin,” ka shkruar ndër të tjera kjo gazetë. 

Pas shkëlqimit në Franca 1998, Kroacia më asnjëherë nuk ka arritur t’i kalojë grupet e Botërorit. Nga 4 Botërorët e radhës, ata njëherë nuk janë kualifikuar fare (Afrika Jugore 2010), derisa në Kore dhe Japoni 2002 kanë përfunduar të tretët në grup pas Meksikos e Italisë, duke e lënë pas vetëm Ekuadorin. E në Botërorin Gjermania 2006, kishin përfunduar gjithashtu në vendin e tretë në grup sikur kësaj radhe dhe atë pas Brazilit e Australisë dhe mbi Japoninë në grupin përkatës.


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014