NED - CHI
Holanda e pagabueshme
23 June, 2014 @19:44
Holanda është bërë skuadra e parë që ka arritur pikë maksimale në tre ndeshjet e para grupore në Kampionatin Botëror Brazil 2014.
Pas fitoreve ndaj Spanjës dhe Australisë, portokallët arritën ta mposhtin edhe Kilin për ta përfunduar grupin B si lider.
Golat e holandezëve erdhën në pjesën e dytë nga rezervistët.
Vetëm një minutën pasi e zëvendësoi Wesley Sneijderin, Leroy Fer e realizoi golin e parë në ndeshje për ta prishur baraspeshën në rezultat.
Rezultati përfundimtar 2-0 u krijua në minutën e 90’ kur Memphis Depay e mposhti portierin kilian, Claudio Bravo.
Megjithë humbjen, përfaqësuesja e Kilit e ka të siguruar kualifikimin më tutje, pasi që sikurse Holanda, edhe kilianët në dy ndeshjet e para patën shënuar fitore ndaj Australisë dhe Spanjës.