LLOGARIA BRAZILIANE
Brazili zgjedh kundërshtarin
23 June, 2014 @15:14
Kampioni i pesëfishtë i Botës dhe nikoqiri i Botërorit aktual, Brazili, do të ketë mundësinë e zgjedhjes së kundërshtarit për fazën e radhës së Botërorit në ndeshje ndaj Kamerunit të eliminuar.
Për të bërë situatën më interesante, Brazili pritet të zgjedh kundërshtarin e tij. Kjo sepse, së pari luhen ndeshjet e fundit të Grupit B, ku Holanda dhe Kili pritet të përcaktojnë fituesin e grupit, derisa Spanja e Australia do të luajnë ndeshjen përshëndetëse nga Botërori.
E Brazili pastaj në ndeshjet e mëvonshme do të zgjedh kundërshtarin me kë të luaj në të tetën e finales, Holandën apo Kilin, pasi që me fitore - do të merr vendin e parë në grup dhe do të luajë me vendin e dytë të Grupit B, derisa me barazim do të përfundojë e dyta pas Meksikos ose Kroacisë, që do të bëj atë të luaj me vendin e parë të Grupit B.