KARIOKA
Lehtë për Brazilin
23 June, 2014 @23:10
Nikoqirët e Kampionatit Botëror kanë kaluar lehtë Kamerunin në ndeshjen e fundit të Grupit A për të dalë fitues të grupit.
Me këtë fitore, Brazili ka mënjanuar duelin e së tetës së finales ndaj Holandës dhe do të përballet me Kilin.
Neymar ka shënuar dy gola në pjesë të parë për t’ia dhënë epërsinë në fund të 45 minutave të parë Kariokëve 2-1, pasi që kamerunasit kishin barazuar nëpërmjet Joel Matipit.
E në pjesën e dytë Fred dhe Fernandinho, shënuan edhe njëherë për t’ia dhënë goditjen e fundit afrikanëve, të cilët edhe ashtu para Botërorit, me problemet që i patën me Federatën, nuk pritej të arrinin edhe më shumë.