AUS - ESP
Spanja thotë lamtumirë me fitore
23 June, 2014 @19:44
Kampionja aktuale e Botës, Spanja, fytyrën e vërtetë e tregoi vetëm në ndeshjen e saj të fundit.
Spanjollët i thanë ‘lamtumirë’ Botërorit të sivjetëm duke e mposhtur Australinë me rezultat të thellë 3-0.
Serinë e golave e hapi David Villa i cili shënoi në minutën 36’, e që ky ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Fernando Torres realizoi për 2-0, derisa në minutën 82’ Juan Mata shënoi golin e tretë për ekipin e tij në këtë ndeshje.
Me këtë fitore Spanja i fitoi 3 pikët e para dhe të vetme në këtë Kampionat Botëror, duke u nisur për në shtëpi së bashku me Australinë e cila e përmbylli Botërorin pa asnjë pikë.