Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI VENDIMTAR

Meksika superiore, ndaj Holandës në 1/8 e finales

Meksika superiore, ndaj Holandës në 1/8 e finales


23 June, 2014 @23:10

Sombrerot meksikane kanë valëvitur nëpër stadiumin Pernambuco kur Meksikoja shënoi tre herë në pjesë të dytë për t’ia dhënë goditjen fatale kroatëve në Botëror. 

Kjo i dha atyre kualifikimin e sigurt, derisa kroatët të cilët luajtën më mirë vetëm në pjesë të parë, nuk kishin ndonjë rast të mirëfillitë për të shënuar. 

E në pjesën e dytë ishte një muhabet krejt tjetër kur ekipi i Miguel Herreras (trajnerit më së paku të paguar nga të gjithë kolegët e tij në Botëror), arriti të tregojë luftë të pashoq dhe të kërkojë më shumë - që në fund edhe doli të jetë vendimtare për fitoren e meksikanëve. 

Meksikoja me këtë fitore ka përfunduar në vend të dytë dhe do të ndeshet me Holandën në të tetën e finales. 

Kroacia në fund ka mbetur me 10 lojtarë në fushë kur Ante Rebic përjashtohet për shkak të një fauli të ashpër ndaj meksikanëve, derisa portieri meksikan, Guillermo Ochoa - është mposhtur për herë të parë në këtë Kampionat - kur pranoi golin nga Ivan Perisic. 

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014