EKSPERIMENTI
Anglia e ndryshme sot
24 June, 2014 @8:57
Anglia e cila u eliminua nga Botërori dhe në pasditen e sotme luan ndeshjen e fundit dhe përshëndetëse nga Brazili, ka paralajmëruar se do të hyjë me një ekip krejt tjetër në ndeshje ndaj Kosta Rikës së kualifikuar.
Daniel Sturridge do të luaj si sulmues i vetëm i ekipit, derisa Ben Foster do të zëvendësojë në portë Joe Hartin. Sa i përket mesit të fushës, James Milner, Ross Barkley, Jack Wilshere dhe Adam Lallana - pritet të fillojnë ndeshjen, ku Phil Jones, Chris Smalling dhe Luke Shaw - do të përbëjnë themelin e mbrojtjes.
E kapiten i ekipit do të jetë Frank Lampard që do të bart fanellën e ‘Tre Luanëve’ për herë të 106-të në karrierë.
Anglia u eliminua nga Grupi D i vdekjes në Brazili 2014, pas dy disfatave me radhë nga Italia dhe Uruguaji - të dyja me rezultat identik, 2-1.
Kundërshtari i sotëm i Anglisë, Kosta Rika, që konsiderohej si autsajder i grupit - ka siguruar të tetën e finales!