ITA - URU
Italia, te shtëpia!
24 June, 2014 @19:33
Aventura e Italisë në Kampionatin e sivjetëm Botëror ka marrë fund. Ekipi i Cesare Prandellit është mposhtur nga Uruguaji me rezultat 1-0 në ndeshjen vendimtare për kualfikim të mëtejshëm.
Italianët u ‘vranë’ e plumbin e vetëm të Diego Godinit, i cili në minutën 81’ me një goditje me kokë e mposhti Giggi Buffon, derisa krosimi drejt tij erdhi nga korneri i ekzekutuar nga Gaston Ramirez.
Fitores së Uruguajit i ndihmoi edhe mesfushori italian, Claudio Marchisio, që e la skuadrën e tij me një lojtar më pak për rreth gjysmë ore lojë, duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Me këtë rezultat Uruguaji e siguroi kualifikimin më tej si skuadra e dytë në grupi D me gjashtë pikë, duke e lënë pas favoritët, Italinë dhe Anglinë.