EROS GREZDA
Grezda merr ftesë nga Shqipëria
8 March, 2016 @21:18
Futbollisti i skuadrës kroate, Lokomotiva Zagreb, Eros Grezda, do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit U21 të Shqipërisë, Redi Jupit, për dy ndeshjet e radhës.
Shpresat kuqezi më 24 mars do të luajnë kundër Greqisë dhe më 28 mars kundër Hungarisë, ndërsa ftesa zyrtare për këto dy ndeshje nga kombëtarja është adresuar te skuadra e Lokomotivës, në mënyrë që edhe Grezda të jetë pjesë e ekipit kombëtar për këto ndeshje, ka siguruar Epoka e Re.
Grezda ka debutuar për fanellën kuqezi në kohën kur përzgjedhës i ekipit U21 të Shqipërisë ishte Skender Gega, saktësisht në ndeshjen miqësore kundër Rumanisë më 10 gusht 2014, dhe kjo ndeshje ka qenë hera e vetme që 20 vjeçari nga Gjakova ka luajtur për Shqipërinë.