KOSOVA / FUTSALL
Grumbullohet përfaqësuesja e Kosovës në futsall
29 November, 2018 @18:16
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do të grumbullohet me 3 deri më 5 dhjetor në Prishtinë, për fazën përgatitore të kualifikimeve për Kampionatin Europian, që do të mbahet në fund të janarit.
Kosova do t’i mësojë kundërshtarët e kualifikimeve më 12 dhjetor, kur do të bëhet tërheqja e shortit.
Lista e 17 lojtarëve të ftuar të përfaqësueses së Kosovës është:
Alfred Preniqi , Bajram Ramadani, Vahid Krasniqi, Arbër Dobroshi, Ramadan Alaj, Korab Muharremi, Shkodran Loshaj, Jeton Rukovci, Drilon Paqarrizi, Mërgim Dervishaj, Bardh Kelmendi, Dardan Topilla, Oso Gjinovci, Getart Hyseni, Shpend Ibrahimi, Taulant Rusinovci dhe Melos Kelmendi.