KUPA E KOSOVËS
Kupa e Kosovës, përfundojnë ndeshjet e sotme
28 November, 2018 @15:15
Pas takimeve të luajtura dje, sot janë zhvilluar tri ndeshje të tjera të 1/16 së finales në Kupën e Kosovës.
Në njërin nga takimet e luajtura në Mitrovicë, Feronikeli (Lapidar Lladrovci 21’, Astrit Fazliu 40’) e ka mposhtur 1-2 skuadrën vendase të Trepçës (Lapidar Lladrovci (AG) 83’) ndërsa në takimin tjetër, Trepça ‘89 (Djibril Diwara 18’, Muharrem Jashari 90+5’) në “Riza Lushta” e ka mposhtur me rezultat 2-0 Llapin.
Sa i përket ndeshjes së zhvilluar në Viti, Vitia vendase e Drita luajtën baraz 1-1 për 120 minuta, e në gjuajtjet e penalltive, më e mirë u tregua skuadra e Dritës, e cila fitoi dhe arriti ta sigurojë 1/8 e finales.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme:
Trepça 1-2 Feronikeli
Trepça ‘89 2-0 Llapi
Vitia 1-1 Drita (1-3 pas penalltive)
Për shkak që 2 Korriku po merr pjesë në turneun miqësor “Pavarësia”, ndeshja mes Minatorit dhe 2 Korrikut është shtyrë për një datë të pacaktuar.