KUPA E KOSOVËS
Rezultatet e ndeshjeve të ditës
27 November, 2018 @15:17
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar shumica e ndeshjeve të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës.
Finalisti i edicionit të kaluar të Kupës së Kosovës, Vëllaznimi, e ka mposhtur me rezultat të thellë 0-4 Bashkimin e Koretinit me golat e Dhonatan Santosit (2), Rron Rogovës dhe Jeton Dushit, ndërsa fitoren më të thellë të ditës e ka shënuar Liria, e cila e ka mposhtur Lugun e Baranit me rezultat të thellë 0-11.
Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Prishtina pas penalltive e ka mposhtur skuadrën e Drenicës, me kohën e rregullt si dhe kohën shtesë që përfunduan 0-0 në një terren tejet të pavolitshëm për lojë.
Të gjitha rezultatet në ndeshjet e luajtura sot janë paraqitur më poshtë dhe rrjedhimisht, në 1/8 e finales kanë kaluar skuadrat që i kanë fituar duelet e tyre sot:
Bashkimi Koretin 0-4 Vëllaznimi
Drenica 0-0 Prishtina (4-5 pas penalltive, Prishtina kualifikohet)
Lugu i Baranit 0-11 Liria
Vllaznia e Pozheranit 1-2 Besa
Ferizaj 6-2 Vllaznia e Zhurit
Fushë Kosova 3-2 Onix
KEK-u 0-1 Flamurtari
Sharri 2-2 Gjilani (2-6 pas vazhdimeve)
Istogu 3-1 Ramiz Sadiku
Drenasi 0-1 Ballkani
Dukagjini 3-1 Arbëria
Kika 2-0 Vushtrria
Tri takime (Trepça ‘89 vs. Llapi, Trepça vs. Feronikeli dhe Vitia vs. Drita) zhvillohen nesër, kurse Minatori vs. 2 Korriku luhet në një datë të pacaktuar ende.