CHAMPIONS LEAGUE
Mbyllen grupet A dhe D, nxehtë në B e në C
28 November, 2018 @23:03
Me tetë ndeshjet e luajtura sonte është mbyllur xhiroja e parafundit e fazës grupore të Champions League.
Në Grupin A, Atletico e mposhti 2-0 Monacon, ndërsa Dortmundi barazoi pa gola ndaj Brugget, rezultate të cilat pa ndonjë befasi bëjnë që në fazën tjetër të kalojnë Atletico e Dortmundi (në dilemë mbetet vetëm lideri i grupit).
Grupi B sonte kaloi me fitore të Barcelonës dhe Tottenhamit. Katalunasit e mbyllin këtë grup si liderë të pakontestueshëm, ndërsa për vendin e dytë në xhiron e fundit do të luftojnë italianët dhe anglezët. Punë me të lehtë ka skuadra e Interit, e cila ndeshet me PSV-në në shtëpi, kurse Tottenhami i shkon Barcelonës në ‘Camp Nou’.
Interesant xhiron e fundit do të jetë Grupi C, ku direkt mes vete do të përballen Liverpooli e Napoli në Angli, ndërkohë pas fitores së sontme ndaj Liverpoolit, Parisi me shumë gjasë do ta mbyllë grupin si lider, pasi që në ndeshjen e fundit ka punë ‘të lehtë’ ndaj Crvena Zvezdës.
Gjithçka sa i përket 1/8 së finales së Champions League është mbyllur në Grupin D, ku rezultatet e sontme kanë vulosur Porton lider dhe Schalken që kualifikohet nga vendi i dytë, ndërsa për vendin e tretë që dërgon në Europa League, edhe Galatasaray, edhe Lokomotiva e Moskës janë ende në lojë.
Më poshtë janë paraqitur të gjitha rezultaltet e ndeshjeve të luajtura sonte sipas grupeve përkatëse:
GRUPI A:
18:55 Atletico Madrid 2-0 Monaco
21:00 Dortmund 0-0 Club Brugge
GRUPI B:
21:00 PSV 1-2 Barcelona
21:00 Tottenham 1-0 Inter
GRUPI C:
21:00 PSG 2-1 Liverpool
21:00 Napoli 3-1 Crvena Zvezda
GRUPI D
18:55 Lokomotiv Moscow 2-0 Galatasray
21:00 Porto 3-1 Schalke