KUPA "PAVARËSIA"
Struga fiton kupën “Pavarësia”
28 November, 2018 @15:44
Për nder të festës së flamurit, edhe sivjet u mbajt turneu miqësor “Pavarësia”, i cili këtë vit e mbajti edicionin e tij të dhjetë jubilar në Korçë të Shqipërisë.
Pjesëmarrëse sivjet ishin klubet Struga, 2 Korriku, Otranti dhe Skënderbeu, ndërsa fitues i turneut u shpall klubi i Strugës.
Në fazën gjysmëfinale, Otranti fitoi 6-5 me penallti ndaj 2 Korrikut, e në ndeshjen tjetër Struga e mposhti me rezultat 1-0 Skënderbeun. Më pas, në finalen mes Otrantit dhe Strugës, fituese doli skuadra e Strugës, e cila fitoi finalen me rezultatin përfundimtar 1-0.
Ekipi “Fair Play” i turneut u shpall 2 Korriku, ndërsa çmimi i lojtarit më të mirë të turneut shkoi për Nijaz Lenën e Strugës.