EUROPA LEAGUE
Grupi A, më i paqarti
23 November, 2012 @13:14
Grupi A i Europa League, është më interesanti nga të gjithë. Aty edhe pas pesë xhirove ende asnjë ekip nuk e ka siguruar kualifikimin.
Anzhi, Liverpool, Young Boys e me një teori edhe Udinese, ende mund të kualifikohen më tutje.
Në ndeshjet e mbrëmshme Anzhi mposhti Udinesen 2-0 me golat e Samuel Eto’os dhe Cristopher Sambas, ndërsa Liverpool përkundër se ishte dy herë në epërsi 1-0 dhe 2-1, në fund u desht të pajtohet me super golat e Young Boysit për barazim 2-2.
TABELA:
1. Anzhi 10p.
2. Liverpool 7p.
3. Young Boys 7p.
4. Udinese 4p