WEST HAM - MANCHESTER CITY

Foto: Premier League
Haaland tregon cilësitë, kampioni fiton ndaj West Hamit
7 August, 2022 @19:25
Se sa shumë i kishte munguar Cityt një sulmues tipik sezonin e kaluar, u pa sot në ndeshjen e parë të Cityt në Premier Ligë për këtë sezon.
Norvegjezi Erling Haaland ishte fantastik, duke shënuar dy herë, për t’ia dhuruar Cityt një fitore 0-2 në udhëtim te West Hami në Londër.
Të parin gol Haaland e shënoi nga penalltia e fituar vet, e të dytin pas asistimit nga belgu De Bruyne.
MANCHESTER UNITED VS. BRIGHTON - RAPORTI I NDESHJES
Në anën tjetër, West Hami humbi portierin Fabianski për shkak të lëndimit në minutën e 29’, ndërkohë që debutoi i ardhuri Scamacca, i inkuadruar gjatë pjesës së dytë.
Te City debutuan Julian Alvarez, sulmues që premton shumë dhe mesfushori i ardhur nga Leeds, Kalvin Phillips.
Xhiron që vjen, City e pret Bournemouthin e Scott Parkerit në shtëpi, kurse West Hami i shkon Nottinghamit.