KIZHNICË
Hajvalia i afrohet Europës
4 May, 2016 @16:32
Skuadra e Hajvalisë ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në luftë me rivalin e drejtpërdrejtë për të siguruar njërin prej dy vendeve të para në tabelë, që tashmë pas pranimit në UEFA, do të dërgojë në garat europiane.
Ekipi i Ismet Munishit e mposhti me rezultat minimal 1-0 skuadrën e Trepçës ‘89, në ndeshjen e zhvilluar në Kizhnicë, ku terreni ishte tejet i vështirë për lojë.
Goli i fitores për Hajvalinë erdhi në minutën 21’, me golin e brazilianit Sergio Da Luiz, i cili me një goditje të bukur nga distanca, e shënoi golin e tij të tretë për Hajvalinë këtë stinor.
Me këtë fitore, Hajvalia tani ka 52 pikë dhe mbetet në pozitën e dytë, pozitë kjo që siguron garat kualifikuese për në Europa League, ndërsa Trepça ‘89 mbetet në 46 pikë.