Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - GJILANI

Hap prapa për titull, Gjilani mposhtet në Podujevë

Foto: Shpend Ahmeti

Hap prapa për titull, Gjilani mposhtet në Podujevë


8 March, 2020 @15:56

Pas tri fitoreve radhazi në Superligë, sot skuadra e Gjilanit u mposht 2-1 nga Llapi në Podujevë.

Arbnor Ramadani me gol nga pika e bardhë në minutën e 2’ bëri që Llapi ta fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme takimin, e më pas ishte Ersil Ymeri ai që shënoi për 2-0 në minutën e 39’, për ta dërguar Llapin në pushim me epërsi të dyfishtë.

TABELA AKTUALE

Gjilani provoi të kthehet në lojë në pjesën e dytë dhe arriti ta ngushtojë rezultatin me golin e rezervistit Darko Nikaç (67’), mirëpo Llapi u mbajt mirë dhe nuk pësoi më, për ta fituar ndeshjen me rezultatin përfundimtar 2-1.

Humbja e sotme ia bën Gjilanit një hap prapa në luftën për titull, kurse Llapi me këtë fitore arrin kuotën e 34 pikëve dhe vazhdon të mbetet i qetë në mesin e tabelës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga