ARENA

REUTERS
Hapet rruga për finale
10 April, 2014 @22:45
Fillimi i mirë i Juventusit me super golin e Andrea Pirlos nga gjuajtja e lirë premtoi diçka tjetër, por Zonja e Vjetër u ndal shpejtë.
Ka qenë sulmuesi Jeremy Briand që barazoi shifrat për Lyonin dhe françezët kërkonin golin e dytë gjatë ndeshjes që do t’i dërgonte ata në gjysmëfinale.
Mirëpo, Claudio Marchisio kishte përgatitur befasinë për rehatinë e Bianconerëve duke shënuar 20 minuta para përfundimit të takimit dhe për të shuar shpresat e Lyonit.
Juventus kishte fituar edhe ndeshjen e parë të zhvilluar në Gerland të Lyonit 1-0. Ekipi i udhëhequr nga Antonio Conte vazhdon të kërkojë ëndrrën për të luajtur finale në stadiumin e saj.