TE FLAMURTARI

Samuel Nikaj, trajner i Flamurtarit
Hasani suspendohet, Nikaj shpëton me vërejtje
7 April, 2017 @22:52
Lojtari i Flamurtarit të Prishtinës, Fidan Hasani, që me një start të ashpër në ndeshjen Vëllaznimi-Flamurtari ia theu këmbën futbollistit Drilon Nuza, është suspenduar për 2 ndeshje sipas radhës nga FFK-ja.
Ky vendim është marrë sot, ndërsa pos tij, trajnerit të Flamurtarit, Samuel Nikaj, i është shqiptuar masa disciplinore: Vërejtje e fundit, për shkak të manifestimit të sjelljeve jo korrekte gjatë po kësaj ndeshjeje.