XHIRO XXV

Pamje nga ndeshja e pjesës vjeshtore Liria-Drenica/ BOROZANI/ A. P.
Liria kërkon fitore, Drenica me tifozë vjen në Prizren
7 April, 2017 @21:29
Liria pret Drenicën në xhiron e XXV të Superligës në “Përparim Thaçi” të Prizrenit, ndërsa për vendasit kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi që bardhezinjtë nuk kanë fituar ndeshje që prej nisjes së stinorit pranveror kur fituan ndaj Hajvalisë.
Trajneri Agron Beseni duhet të motivojë ekipin që nuk ka kaluar një seri të mirë të ndeshjeve gjatë muajit mars, ndërsa në anën tjetër Drenica e relaksuar me pikët e fituara së fundi, ka paralajmëruar se ka siguruar edhe një autobus për tifozët e saj në rrugëtim drejt Prizrenit.