SKOCI

Kontratë e re për Brendan Rodgers
7 April, 2017 @18:40
Forma e mirë e Celticut dhe fitimi i titullit pa asnjë humbje kanë bërë që Brendan Rodgers të shpërblehet.
Ish-trajneri i Liverpoolit e Swanseat sot ka nënshkruar kontratë të re 4-vjeçare me klubin skocez, duke bërë që ai të jetë ‘i lidhur’ me këtë klub deri në verën e vitit 2021.
Rodgers u shpreh shumë i lumtur me kontratën e re, derisa të lumtur për këtë gjë ishin edhe fansat e Celticut me reagimet e tyre në rrjetet e ndryshme sociale.