VENDIMI I FFKs

Pamje nga ndeshja e Kupës së Kosovës, Trepça - Besa/ Foto: KF Besa Facebook
3 lojtarë të Besës, Munishi dhe referët, mbesin të pezulluar
7 April, 2017 @22:38
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vazhduar pezullimin e futbollistëve, referëve dhe trajnerit Ismet Munishi pas ndeshjes Besa-Trepça dhe video-skandalit të botuar ditë më parë.
Kështu, në status të pezulluar deri në vendim vijues të FFK-së mbeten: Arben Beqiri, Fatmir Rexha dhe Vildan Gutiq (futbollistë të KF Besa) si dhe referët: Bajram Gashi e Edmond Zeqiri, vëzhguesi Ali Ajeti dhe trajneri Ismet Munishi.