TRAJNERI I PARË SHQIPTAR
Hasi, debuton në Ligë të Kampionëve
16 September, 2014 @11:12
Trajneri gjakovar, Besnik Hasi, do të debutojë sonte në Ligë të Kampionëve dhe do të bëhet trajneri i parë shqiptar që do të udhëheq një ekip në ligën elite europiane të futbollit.
Mirëpo, përkundër të gjithave, ai nuk i ka dhënë premtime drejtuesve të skuadrës para fillimit të Ligës së Kampionëve.
“Ne kemi skuadër të re, ambicioze dhe të talentuar. Kundërshtarët tanë janë tepër të fuqishëm, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, prandaj nuk premtova asgjë,” ka thënë fillimisht Hasi, transmeton Soccerway fjalët e tij.
“A do të fitojmë pikë? Do të varet nga taktika. Nëse neve na lejohet të luajmë lojën tonë, ne mund të fitojmë pikë,” ka shtuar trajneri gjakovar që u bë kampion stinorin që shkoi me Anderlechtin në Belgjikë.
Hasi do të debutojë sonte në Ligë të Kampionëve, ndaj nënkampionit turk Galatasaray, duke u ndeshur me ata në Stamboll. Bashkë me dy ekipet në fjalë, pjesë e këtij grupi janë edhe Borussia Dortmund e Arsenal.