BRENDAN RODGERS

S’jemi turistë në Ligë të Kampionëve
16 September, 2014 @11:04
Trajneri veriirlandez i Liverpoolit, Brendan Rodgers, insiston se ekipi i tij nuk është për çështje ekskurzioni këtë stinor në Ligë të Kampionëve.
Sipas tij, pesë herë fituesi i kësaj gare, Liverpool, do të jetë arrë e fortë për shumëkë dhe ka qëllime të caktuara.
“Ne nuk jemi turistë në këtë garë. Ne besojmë se i përkasim kësaj gare dhe kemi traditë këtu,” ka qenë i qartë Rodgers, njoftojnë mediat britanike sot, para ndeshjeve të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.
Nënkampioni i Anglisë, Liverpool pret kampionin e Bullgarisë, Ludogorets në Anfield Road sonte, në kuadër të ndeshjes së parë grupore në natën inauguruese të stinorit të ri të garës elite europiane.
Liverpool nuk ka qenë pjesë e Ligës së Kampionëve, që nga stinori 2009/10.