JUVENTUS

REUTERS
Pirlo e Vidal, mungojnë nesër
15 September, 2014 @19:04
Juventus do të duhet të përballet me ekipin suedez Malmo, pa dy mesfushorët më të mirë të saj.
Max Allegri ka konfirmuar se Arturo Vidal dhe Andrea Pirlo, janë në rrugë të mirë për tu këndellur nga lëndimet - por nuk do të luajnë ndaj Malmos.
Kiliani Vidal është i lënduar nga gjuri, derisa mjeshtri italian, Pirlo, është duke vuajtur nga një lëndim muskulor që nga fundi i muajit gusht.
Juventus pret Malmon në Torino nesër mbrëma.