BESA

Haxhi Zeka vendimtar
19 April, 2014 @18:21
Sulmuesi veteran i Besës dhe i Superligës në përgjithësi, Haxhi Zeka, edhe njëherë ka treguar cilësitë e tij sot.
Ai ka dëshmuar se përkundër moshës, është njëri ndër sulmuesit më të mirë në Superligë dhe me futjen e tij në lojë në pjesë të dytë, pejanët kanë arritur te fitorja ndaj Dritës me rezultat 2-0 në fund që i ka ngritur ata në tabelë.
Te gjilanasit, për të cilët debutoi këtë stinor Bekim Isufi si trajner u vërejt mungesa e koncentrimit në disa raste - që edhe ndikoi në rezultat në fund.
Drita pret Ferizajin në xhiron e radhës, derisa Besa do t’i arkëtojë tre pikë duke pushuar.
Rezultatet dhe tabela aktuale.