Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5 PËR FUNDJAVË

Hija e Madoninës

Foto: fcinter.it

Hija e Madoninës


29 January, 2016 @14:24

Derby County - Manchester United për FA Cup, Barcelona - Atletico Madrid në duelin e La Ligas, Liverpool - ëest Ham në shfaqjen e trajnerëve, Milan - Inter në hije të derbit të dikurshëm dhe St Ettiene - Paris St Germain në atë që do të duhej të ishte derbi.

1. Derby – Manchester Utd (e premte, 15n9)

Duhet të adaptohemi me futbollin anglez të premteve. Edhe pse do të jenë jo shumë ndeshje në sezon, nga viti i ardhshëm, Premier League do tu kthehet të premteve. Me pak fat, një ndeshje e këtillë vitin e ardhshëm do të mund të ishte kjo ndërmjet Derbyt dhe Manchesterit. Derby ka kohë që flirton me Premier League, por shpesh ka seri negative që e mbajnë në Championship. Duke pasur parasysh formën e United, në veçantin ‘filozofin’ që qëndron në karrigen e trajnerit, Derby do të duhej të ishte optimist për kalimin në rrethin e radhës. 

2. Barcelona – Atletico (e shtunë, ora 4)

Atletico vepron si ekip i humbur për momentin. Eliminimi në kupë, mungesa e një 11she startuese konstante, dhe tash ndalesa potenciale për transferime po lëndojnë Atleticon. Diego Simeone akoma nuk ka gjetur një shok në sulm për Griezzmanin. Martinez krahas parave po del të jetë dështim, Torres kurrë s’do ta gjej veten që ka pasur në Liverpool. Kundër Barcelonës mund të jetë rikthim i vetëbesimit, ose vazhdim fundosjeje. Me gjasë do të jetë kjo e dyta kur kemi parasysh formën e Barcelonës. Së paku do të na ofrojnë një lojë të hapur, pa ‘filozofi’. 

3. Liverpool – West Ham (e shtunë, ora 6e30)

Lojë të hapur ofrojnë edhe Jurgen Klopp e Slaven Bilic. Janë dy trajnerët ma të këndshmit në Premier League sivjet, për lojën që kanë bërë. Pasi që kupa mbetet një trofe real për tu synuar nga të dytë ekipet, nuk do të duhej të kishim shumë taktizime në lojë. Të dy dëshirojnë të shënojnë gola, të kalojnë para, dhe mbi të gjitha të luajnë futboll. Shyqyr që futbolli anglez ka vetëm një filozof në Van Gaalin! Shyqyr!

4. Milan – Inter (e diel, ora 15n9)

Fillimin e dekadës së kaluar, derbi i zakonshëm në Ligën e Kampionëve ishte përballja ndërmjet Milanit dhe Interit. Takimet e tyre ishin vendosur ose me nga vetëm një gol, ose me hedhje të mjeteve piroteknike nga tribunat. Për shkak të mungesës së favoreve nga gjyqtarët në periudhën pre-Calciopoli, të dyja këto ekipe luanin futboll të kënaqshëm dhe të barabartë. Ishte një derbi pa manipulime për dallim nga ata me rivalin torinez.

Por, e gjithë kjo ka mbetur vetëm histori, hije. Dikush fajëson Calciopolin, dikush rendin financiar, por pa marr parasysh kush ka faj, derbi i Madoninës sot është veç hije e historisë jo shumë të largët. Vetëm një hedhje sysh në formacionet startuese, në kapitenët e këtyre ekipeve tregon për nivelin se sa është fundosur ky derbi, këto ekipe, e futbolli italian. Megjithatë, adrenalina që vjen kryesisht nga tifozët të cilët akoma besojnë do të duhej të ishte katalizator në fushë për një futboll të bukur. 

5. St. Etienne – PSG (e diel, ora 9)

St. Etienne e ka vetëm historinë! Kjo shërben si një shtytëse për të nxitur rivalitetin ndërmjet këtyre dy ekipeve. Ama, historia e St. Etienne po arrin gati gjysmë shekulli vjetërsi pa iu afruar fare. Ndërkohë PSG po demolon gjithçka në futbollin francez. Deri në ardhjen e investitorëve (mundësisht jo rus sikur ai i Monacos) që do të bënin këtë ligë më konkurrente, liga e Francës do të mbetet alternativë pas ligave tjera. Ndoshta historia mund të ngjall pak a shumë dëshirën për të treguar lojë kundër rivalëve tek ‘të gjelbërtit’, por artileria më e fortë qëndron tek një filozof në ndërtim i cili nuk meriton të udhëheq një ekip kaq cilësor, Laurent Blanc.


MIGJEN BASHA

Nënshkruan nesër

Shqipëria/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Nënshkruan nesër

29/01/16 @ 13:47

BARCELONA DREJT MBROJTJES SË TROFEUT

Shorti gj’final i Copa del Rey

La Liga

Shorti gj’final i Copa del Rey

29/01/16 @ 13:18

ENDE NË KËRKIM

S’shesin te Leicester!

Premier League/Serie A

S’shesin te Leicester!

29/01/16 @ 13:10

SHKON NË AFRIKË

Malouda gjen ekip

International/Transfere

Malouda gjen ekip

29/01/16 @ 12:53

NGA INFORMATORI NR. 35

Asnjë dënim nga ndeshja e katërt e serisë, Ylli-Peja!

FBK Superliga

Asnjë dënim nga ndeshja e katërt e serisë, Ylli-Peja!

02/05/24 @ 19:28

REFUZOHET LICENSIMI I DUKAGJINIT!

FFK: 6 klube të Superligë dhe 1 e elitës së femrave licensohen për gara evropiane

FFK Superliga

FFK: 6 klube të Superligë dhe 1 e elitës së femrave licensohen për gara evropiane

02/05/24 @ 15:26

BEFASISHT, NDAHEN!

Tre xhiro para fundit të stinorit, Struga ndërpren bashkëpunimin me trajnerin!

International/Sportistë shqiptarë në botë

Tre xhiro para fundit të stinorit, Struga ndërpren bashkëpunimin me trajnerin!

02/05/24 @ 11:45

VIDEO

Playoff highlights: Ylli-Peja (4)

FBK Superliga

Playoff highlights: Ylli-Peja (4)

01/05/24 @ 23:45

NË WESTFALENIN E STËRMBUSHUR

Momenti mjeshtëror i Füllkrugut vendos, Dortmund mposht Parisin

Champions League

Momenti mjeshtëror i Füllkrugut vendos, Dortmund mposht Parisin

01/05/24 @ 23:07

MË I MIRI I NDESHJES

Justin Davis — MVP i Ylli-Peja (4)

FBK Superliga

Justin Davis — MVP i Ylli-Peja (4)

01/05/24 @ 22:01

RIKTHIM I MADH I PEJËS

Dramë në “13 qershori” Peja barazon serinë, vendimtarja për finale — në “Karagaç”

FBK Superliga

Dramë në “13 qershori” Peja barazon serinë, vendimtarja për finale — në “Karagaç”

01/05/24 @ 21:34

DUELI DRAMATIK

Playoff (4) Ylli-Peja: Nga një çerek secilës, lufta vazhdon

FBK Superliga

Playoff (4) Ylli-Peja: Nga një çerek secilës, lufta vazhdon

01/05/24 @ 19:51

FORMACIONET ZYRTARE

Playoff (4): Ylli-Peja, 5-shet startuese

FBK Superliga

Playoff (4): Ylli-Peja, 5-shet startuese

01/05/24 @ 18:57

NGA KOMISIONI DISIPLINOR DHE I ETIKÊS

Statovci në disiplinore pas akuzës ndaj gjyqtarëve

FFK Liga e parë

Statovci në disiplinore pas akuzës ndaj gjyqtarëve

01/05/24 @ 18:46


 
Të gjitha lajmet nga