Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANGLIA

Hodgson qëndron, përkundër eliminimit

REUTERS

Hodgson qëndron, përkundër eliminimit


20 June, 2014 @23:32

Kosta Rika ka befasuar mbarë opinionin botëror me fitoren e shënuar ndaj katër herë kampionit Botëror, Italisë sot. 

Me këtë fitore të kostarikasve, një gjë është e sigurt, se Anglia është eliminuar nga Botërori dhe tashmë ata janë duke përjetuar eliminimin e parë në grupe të Botërorit që nga viti 1958. 

Mirëpo, përkundër kësaj zyrtari i lartë i Federatës Angleze të futbollit, Greg Dyke, ka thënë se trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, do të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij, pra përfundimit të EURO 2016. 

“Ne e përkrahim Roy Hodgsonin. Kemi kërkuar që ai të qëndrojë në postin e drejtuesit të përfaqësueses deri në fund të kontratës,” i ka thënë reporterëve Dyke, transmeton Eurosport

Për të vërtetuar këtë edhe Sky Sports ka pyetur Duke-un nëse Hodgson do të qëndrojë deri në fund të EURO 2016 me Anglinë. 

“Shikoni, unë mendoj kështu, çdokush që është këtu në Brazil nga Federata jonë mendon kështu, por kështu mendon edhe Federata,” ka përfunduar ai. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014