BUNDESLIGA
Hoffenheim shkarkon trajnerin
3 April, 2013 @12:13
Hoffenheim, i cili gjindet në pozitën e 17-të të Bundesligës gjermane me 18 ekipe në te, ka shkarkuar trajnerin Marco Kurz dhe menaxherin Andreas Moller.
Kështu ka njoftuar vetë klubi i Hoffenheimit që po lufton për mbijetesë në Bundesligë. Ata janë duke u munduar që të zënë pozitën e 16-të në tabelë që u siguron Play-Outin në Bundesligë, të cilën aktualisht e mban Augsburgu me 4 pikë më shumë.
Në shtatë ndeshjet e mbetura, klubi ku kanë parakaluar sot sulmuesit e famshëm, Demba Ba dhe Pappis Cisse do të udhëhiqet nga ish trajneri i rezervave Markus Gisdol.