ROSALEDA
Në hijen e Iscos
3 April, 2013 @9:14
Ekipi spanjoll, Malaga, është duke kaluar një stinor solid në La Liga, duke qenë në vendin e gjashtë, derisa Borussia Dortmund është në vendin e dytë dhe e ka të pamundur zënien e Bayernit në krye të tabelës, që ik me 20 pikë.
Pas fitores 3-1 si mysafir i Rayo Vallecanos në fundjavë, Malaga ka shënuar edhe një lëvizje të rëndësishme para ndeshjes së sontme, duke e pushuar yllin e tyre argjentinas, Javier Saviola, që do të jetë i freskët sonte.
Rruga për çerekfinale
Në rrugën e tyre drejt çerekfinaleve, ekipi me pronarë nga Katari, ka kaluar si nëpër endërr. Ata kanë kaluar në grupin e tyre ekipet si Milan, Zenit St Petersburg dhe Andlerech, para se të eliminojnë ish kampionin Porto në 1/8 e finales.
Dortmundi gjithashtu shënoi fitore si mysafir 2-1 ndaj Stuttgartit në Bundesligë fundjavën e kaluar. Mirëpo, pasi që Bayer Leverkusen po i përcjellë në hap, ata nuk kanë rrezikuar që të pushojnë asnjërin nga futbollistët kyq të skuadrës.
Grupi i vdekjes
Gjermanët kanë arritur në çerekfinale duke kaluar kundërshtarë tejet të vështirë në grupin e ashtuquajtur të vdekjes. Ekipi i Jurgen Klopp kaloi në grup Real Madridin, Mancheser Cityn dhe Ajaxin, për të eliminuar pastaj ukrainasit e papërshtatshëm të Shakhtar Donetsk në 1/8 e finales pas dy ndeshjeve, 2-2 në Ukrainë dhe 3-0 në Gjermani.
Faktori Isco
Stinori vijues është stinori i shpërthimit të talentit 20 vjeçar të Malagas, Isco. Mesfushori spanjoll ka shënuar tetë gola në La Liga, tre në Ligën e Kampionëve.
Isco ka fituar çmimin ‘Golden Boy’ që ipet nga magazina prestigjioze, Tuttosport, e Italisë, si lojtarë më i mirë në Europë i moshës nën 21 vjeçare.
E Dortmundi është me fat që e ka njërin ndër gjuetarët më të mirë në Europë, qendërsulmuesin polak, Robert Lewandowski.
CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:
20:45, La Rosaleda, Malaga | Malaga - Borussia Dortmund | Gjyqtar kryesor:Jonas Erikkson (Suedi) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Malaga fiton - 3.60 | Barazim - 3.40 | Dortmund fiton - 2.20 |