MESSI
Mungon në ndeshjen e kthimit!
3 April, 2013 @0:03
Lëndimi i sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, përkundër se nuk është i rëndë ai pritet të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Paris St Germainit. Messi u lëndua kah fundi i pjesës së parë dhe trajneri u detyrua ta zëvendësojë në fund të 45 minutave të para të takimit.
Nga mediat katalonase bëhet e ditur se Messi ka pësuar një lë lëndim në muskulin e këmbës së djathtë, derisa nesër do të vërtetohet kohëzgjatja që i duhet atij pë t’u shëruar.
Lëndimet e llojit të tillë zakonisht lënë jashtë fushave futbollistët deri në dy javë, kështu që Messi me gjasë, do të mungojë në ndeshjen e kthimit që luhet një javë më vonë në Camp Nou.