BERNABEU
Ndeshje taktike, me gola
3 April, 2013 @9:37
Kampioni i Spanjës, Real Madrid, me në krye Jose Mourinhon, ka pushuar mirë lojtarët kryesorë të mesfushës si Mesut Ozil, Xabi Alonso, Sami Khedira dhe Angel Di Maria, të cilët kanë qenë në mesin e zëvendësuesve në barazimin 1-1 ndaj Real Zaragozaz të shtunën e kaluar.
Ky vendim do t’i jep Realit një avantazh madhor ndaj turqëve në Santiago Bernabeu sonte, për të cilin edhe ashtu janë favorit të plotë.
Derisa Galatasaray, u desht që të përdorë tërë ekipin në ndeshjen e fundjavës ndaj Istanbul BB-së në fitoren prej 2-0, Real Madrid i pushoi kryesorët për shkak të largësisë ndaj Barcelonës në krye të tabelës.
Seria madrilene dhe CR7
Do të jetë vështirë për Galatasarayin sonte, pasi që ekipi mbretëror është në seri prej 10 ndeshjeve pa humbje si vendas, gjatë së cilës seri kanë shënuar 24 gola. Cristiano Ronaldo ka shënuar 11 nga ato dhe do të jetë njeriu kryesor të cilin do të duhet ta mbulojë trajneri turk i Galatasarayit, Fatih Terim.
Terim do të planifikojë që t’ia jep posedimin e topit Realit, pasi që ta sulmosh Realin është budallaki, kur dihet se ata janë maestral në kundërsulme.
Mbrojtja pranon gola
Kjo vjen si shembull i Granadas, që ia dha 72% të posedimit Realit dhe e mposhti. Mirëpo, Terim do të ketë edhe një hall. Galatasaray nuk mund t’i bazohet mbrojtjes, pasi që deri më tani vetëm në një ndeshje nuk kanë pësuar gol, duke pranuar 1.13 gola për ndeshje në Ligë të Kampionëve.
Real Madridi kërkon gjysmëfinalen rekorde, për të 24-tën herë në këtë garë, derisa turqit ditë më të mira se çerekfinalja, pikërisht ndaj madrilenëve nuk kanë parë në këtë garë. Galatasaray kishte mposhtur Realin në Stamboll 3-2, derisa ishte goditur në Madrid 3-0. Por turqit kujtojnë edhe Superkupën Europiane, ku si fitues i Kupës UEFA, kishin mposhtur Real Madridin, fituesin e Ligës së Kampionëve 2-1 për të ngritur kupën në Monaco.
Sulmuesi turk i Galatasarayit, Burak Yilmaz, bashkë me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin janë golashënuesit më të mirë të edicionit të sivjetshëm të Ligës së Kampionëve - me nga tetë gola të shënuara. Përballje golash?!
CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:
20:45, Santiago Bernabeu, Madrid | Real Madrid - Galatasaray | Gjyqtar kryesor: Svein Oddvar Moen (Norvegji) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Real Madrid fiton - 1.20 | Barazim - 8.00 | Galatasaray fiton - 15.00 |