NGA GJAKOVA NË ISTOG
Hoxha afër Istogut
27 June, 2015 @11:41
Genc Hoxha që në stinorin e drejtoi Vëllaznimin, që ra në fund të stinorit nga Superliga e Kosovës, mund të bëhet trajner i ri i Istogut, që ka mbetur pa Nazmi Ramën.
Ekipi jep sinjale
Faqja zyrtare e ekipit të Istogut ka bërë të ditur se trajneri gjakovar me përvojë shumë shpejtë pritet të bëhet trajner i Troftave.
“Pritet që Genc Hoxha ta kthen skuadrën tonë në një ekip të rrezikshëm për secilën skuadër të Superligës,” ka bërë të ditur njoftimi i klubit në fjalë.
Istogu i sigurt
Istogu stinorin e kaluar ka pasur paraqitje impresionuese në Superligë dhe ka siguruar mbijetesën duke i ikur barazhit disa xhiro pa përfunduar stinori.