LIRIA
Humbja e parë e stinorit në shtëpi
15 April, 2018 @1:05
Pas 27 xhirove të zhvilluara, Liria e Prizrenit, për herë të parë është mposhtur në Përparim Thaqi në kuadër të Superligës këtë stinor.
Ekipi prizrenas ka dalë kokulur në përballje ndaj Llapit të zhvilluar të shtunën në Prizren, pasi që u mposht 1-2, që ka qenë edhe humbja e parë e stinorit si vendas për bardhezinjtë e drejtuar nga Bledi Shkëmbi.
Tash, pas 27 xhirove, ka mbetur vetëm Gjilani si ekip që nuk është mposhtur ende në shtëpi këtë stinor dhe Drita, që luan të dielën ndeshjen e kësaj xhiroje.