LIVERPOOL-BOURNEMOUTH
Salah briliant, arrin 40-shen
14 April, 2018 @20:52
Liverpool ka shënuar fitore rutinore ndaj Bournemouthit sot, 3-0, ndërsa në skenë ka qenë treshja Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino - që kanë shënuar nga një gol tjetër të radhës, për këtë fitore, që çimenton Liverpoolin në katërshen kryesore të Premier Ligës.
Salah stinorin perfekt të tij e ka kurorëzuar me golin e 40 në të gjitha garat, që e bën atë lojtarin e tretë në histori të Liverpoolit që e arrin këtë shifër, pas Roger Hunt (1961/62) dhe Ian Rush (1983/84 dhe 1986/87).
Përndryshe, Salah është bërë edhe afrikani i parë që arrin 30 gola në stinor në Premier Ligës, duke e kaluar Didier Drogbën (29 gola në stinorin 2009/10).
Njejtë, Salah është bërë lojtari i parë që shënoi 30 gola në TOP 5 ligat kryesore europiane.
Liverpool pas kësaj fitoreje ka 70 pikë, ndërsa Bournemouth ka mbetur te 38 pikëshi, që duket të jetë i qetë kah mesi dhe i sigurt në Premier Ligë, nëse nuk ndodh ndonjë befasi diku tjetër.