DISFATA E RADHËS

Foto: FFK
Humbja e tretë në 3 ndeshje për Kosovën U17
26 April, 2022 @17:25
Përkundër se kishin epërsinë në pjesë të parë, Kosova U17 është dashur të dalë kokulur nga fusha e lojës, pasi që në pjesë të dytë Polonia U17 shënoi fitore 2-1 ndaj Dardanëve të rinj për t’i lënë pa fitore në Grupin 6 kualifikues.
Kosova U17 avancoi me Elton Krasniqin në minutën e 30 të ndeshjes, por në pjesë të dytë pësoi nga Kacper Smigleëski dhe Kacper Terlecki (penallti) për përfundimtaren Polonia U17 - Kosova U17 2-1 [Simgleëski 58, Terlecki 86p. - Elton Krasniqi 30].
Kështu djelmoshat e drejtuar nga Arsim Abazi pas humbjeve nga Ukraina U17 dhe Italia U17 ku nuk arritën të shënojnë as gol, sot pavarësisht humbjes së paku shënuan.
TABELA GRUPI 6:
Italia U17, 9p.
Polonia U17, 6p.
Ukraina U17, 3p.
Kosova U17, 0p.
Me këtë, Kosova që nuk kishte gjasa për kalim tutje në Evropianin që mbahet këtë vit në Izrael, i ka dhënë fund kampanjës me 1 gol të shënuar, pa pikë të fituar dhe me bilanc minus katër të golave!
i:
Polonia – Kosova 2:1 (0:1) Stadiumi: Stadiumi i qytetit “Gino Manni” Colle di Val d’Elsa Shikues: disa dhjetëra Gjyqtarë: Rob Hennessy (IRL), Christopher Campbell (IRL), Andrea Zingarelli (ITA) dhe Manule Volpi (ITA) Shënues: Trelecki (86′) e Smilgewski (59′) – Elton Krasniqi (30′) K.V: Smilgewski,, Tkacz të POL – E. Krasniqi, Sylaj, Gjokaj(KOS) K.K. Sylaj (pas dy të verdhëve) Polonia: Mikulko, Rychlik, Kurzydiowski, Tomoaszevski, Magusyewski, Lewicki, Smilgewski (Terlecki), Kalmena, Sranizewski, Takcz (Drachel), dhe Slawinski. Kosova: Gjokaj, Shahini, Sylaj, Ahmeti(Bajraktari), Lokaj(Marku), Fazlija, Bashota (Gllogu), Krasniqi, Merlaku (Luma), Jashari (Muji) dhe Kajtazi. |