KUKËS

Ernest Gjoka, duke drejtuar Kukësin gjatë shkurtit të vitit 2017
Humbja, ia ndërron Kukësit trajnerin
6 April, 2019 @21:55
Më 19 mars, Kukësi ndau rrugën me trajnerin e ekipit Armando Cungu. Shkodrani u shkarkua nga klubi pasi që kishte humbur në Korçë nga Skënderbeu.
Si zëvendësues i tij kishte ardhur Ramazan Ndreu. Por as Ndreut nuk i zgjati shumë në Kukës. Ky i fundit u shkarkua sot, pas humbjes së Kukësit nga Kastrioti 2-1, derisa kishin epërsinë 0-1 në fillim.
E para pak çastesh ekipi nga verilindja e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka rikhtyer Ernest Gjokën, trajneri i cili i kishte bërë kampion për herë të parë në histori.
Me Gjokën, objektivi i klubit mbetet mos heqja dorë nga titulli kampion derisa lejon matematika dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë, ka shkruar ndër të tjera njoftimi i klubit.
Kukësi në xhiron që vjen është mysafir i Laçit, e këta të fundit sot shkatërruan Teutën e Durrësit duke e mposhtur 5-0 duke e luajtur lojën më të mirë të stinorit.
Kukësi përkundër humbjes së fundit, është 9 pikë larg Partizanit lider, derisa fundi i stinorit është pas 9 xhirosh, pra janë edhe maksimalisht 27 pikë në lojë, që mund të ndërrojë shumëçka në klasifikim.