BAYERN MUNCHEN - BORUSSIA DORTMUND

Foto: Bundesliga/tw
Bavarezët shkelin Dortmundin për të marrë kreun
6 April, 2019 @21:00
Dominim total përgjatë 90 minutave për të mos u lënë asnjë rast dhe fitore 5-0 për të dalë në krye të tabelës, përkundër stinorit aspak të nisur mirë.
Ky është Bayern Munchen dhe kjo është Bundesliga, derisa Robert Lewandowski ka shënuar 21 gola këtë stinor në elitën gjermane, duke arritur 200shin në total në karrierën e tij në Bundesligë.
E Borussia në anën tjetër nuk ka të drejtë ankese. Pas gjithë epërsisë që e pati ndaj Bayernit përgjatë stinorit dhe humbjes së pikëve nëpër duele tjera, sonte në Allianz është dashur të tregohet maksimalisht për të bërë hap të rëndësishem për titull.
E tash, vështirë që Bayern do të lëshojë pe.