SWANSEA - MIDDLESBROUGH

Fotot: SwanseaCity.com
Celina me dy asistime në fitore
6 April, 2019 @18:03
Mesfushori i reprezentacionit të Kosovës, Bersant Celina, ka shkëlqyer në duelin e sotëm të ekipit të tij Swansea, që mposhti Middlesbroughn në shtëpi 3-1.
Celina asistimin e parë ia bëri Wayne Routledgeit për 2-0, në momentin kur krejt stadiumi priste që të pasonte djathtas, ai pa tjetrin kënd, ku Routledge nuk e pati vështirë të shënojë.
Pas kësaj, Celina bëri edhe një asiti në pjesë të dytë, kur gjeti mjeshtërisht Connor Robertsin që shënoi për 3-0.
Me fitore Swansea mban pozitën e 13 të Championshipit aktualisht.