ISTOGU - VUSHTRRIA

Foto: KFVushtrria/fb/E.Popova
Lideri ngrit avantazhin në krye
6 April, 2019 @17:20
Vushtrria ka tejkaluar edhe një pengesë në rrugë për Superligë. Kësaj radhe Istogu ra pre e sulmuesve të Vushtrrisë, që me golin e Labinot Osmanit në pjesë të parë dhe të Shqipdon Ademit në të dytën fitoi 1-2 në Demush Mavraj të Istogut.
Osmani dukej që do të shënonte sot. Ai para golit, qëlloi shtyllën e vendasve, ndërsa më pas dha gol të bukur për 0-1 (40’).
Në pjesë të dytë Istogu kishte rastin për të barazuar, por troftat dështuan nga pika e bardhë. Kjo shpejt u dënua nga mysafirët.
Shqipdon Ademi në minutën e 79 siguroi fitoren për vushtrriasit e drejtuar nga Samuel Nikaj.
E tëra që arriti deri në fund Istogu ishte ulja e epërsisë së mysafirëve, kur Qëndrim Jahaj shënoi dy minuta para fundit për përfundimtaren 1-2.
Përkundër se është në pozitë të nëntë të klasifikimit, Istogu ka vetëm 2 pikë më shumë se ekipet që janë në zonë të PlayOutit, prandaj është në rrezik permament nga rënia.
Në anën tjetër, Vushtrria po ecën sigurt drejt Superligës me rezultatet e treguara.