DRENICA - TREPÇA'89

Foto: KFDrenica/fb
Kresh’ Uka i jep qetësinë Drenicës
6 April, 2019 @17:08
Dy gola të shënuara nga lojtari i ndeshjes sot në Bajram Aliu.
Kreshnik Uka me dy golat e tij, nga një për pjesëlojë, i dha qetësinë e nevojshme Drenicës për disa xhiro.
Drenica mposhti Trepçën’89 2-0 në Skenderaj, derisa në pjesë të parë vendasit dominuan me raste, karshi një të mysafirëve.
E, i njëjti muhabet ishte edhe në pjesë të dytë, që në fund i dha fitore plotësisht të merituar ekipit të drejtuar nga Tahir Lushtaku.
Derisa Drenica i shkon Dritës në xhiron e radhës, Trepça’89 ndeshet me Ballkanin në Mitrovicë.