REAL MADRID - EIBAR

Foto: RealMadridi/fb
Benzema sërish vendos
6 April, 2019 @18:51
Në tre ndeshjet e fundit ka shënuar. Karim Benzema përsëri ka nxjerrë fitoren e Real Madridit.
Pas asaj ndaj Huescas në Santiago Bernabeu, sot përsëri ka vendosur francezi Benzema dhe atë ndaj Eibarit që është në pjesë të poshtme të tabelës së klasifikimit.
Me këtë fitore Real Madrid i afrohet në 2 pikë Atletico Madridit që luan sonte ndaj Barcelonës në Camp Nou.
Eibar ndërkaq, me 39 pikë pa qëllime të mëdha e i sigurtë në La Liga, pret qetë fundin e stinorit.