Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUFTA

I hyn në pazar Wengerit

REUTERS

I hyn në pazar Wengerit


5 June, 2013 @14:06

E përditshmja londineze, The Times, ka bërë të ditur sot se Jose Mourinho, është gati t’ia paguajë 30 milionë euro Fiorentinës për sulmuesin e tyre malazias, Stevan Jovetic. 

Kjo e vë atë në luftë direkte me Arsene Wengerin që e ka kërkuar më parë këtë futbollist. 

Mirëpo, gazeta njofton se Mourinho që në aktin e parë të tij e ka fituar luftën me ëengerin për lojtarin në fjalë pasi që agjentët e tij mendojnë se Chelsea është destinacioni i duhur për futbollistin. 

Times ka cekur gjithashtu se Chelsea ka ngrirë interesimin për uruguajanin e Napolit, Edinson Cavani, për të cilin mendojnë se 60 milionë eurot e kërkuara nga nënkampioni italian për sulmuesin e tyre - janë të shumtë. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League