MARCA

Marca
Ekipi i stinorit në La Liga
5 June, 2013 @8:55
Me mbi 150 mijë vota nga lexuesit si dhe ekspertët e saj e përditshmja spanjolle, Marca, ka nxjerrë 11-shen më të mirë të stinorit në La Liga.
Me katër futbollistë, kampionja Barcelona ka më së shumti anëtarë në këtë ekip, derisa pas Real Madridi me tre, pas së cilëve vjen Atletico Madridi me dy dhe Real Sociedad me dy mbrojtësit e saj, që tregon edhe forcën kyqe të ekipit që arriti vendin e katërt dhe mundësin për t’u kualifikuar në Ligë të Kampionëve.
Sulmi i ëndrrave Messi-Falcao-Cristiano Ronaldo, ka qenë i pakontestueshëm, derisa për pozitat tjera ka pasur luftë të madhe dhe afërsi votash.
Trajneri më i mirë është zgjedhur, ai i Atletico Madridit, Diego Simeone.
11-shja e stinorit në La Liga:
Portier: | Thiabaut Curtois (Atletico M.) | ||
Mbrojtës: | Sergio Ramos (Real M.), Inigo Martinez (Real S.), Jordi Alba (Barcelona) dhe Carlos Martinez (Real S.) | ||
Mesfushorë: | Sergio Busquets (Barcelona), Andres Iniesta (Barcelona) dhe Mesut Ozil (Real M.) | ||
Sulmues: | Lionel Messi (Barcelona), Radamel Falcao (Atletico M.) dhe Cristiano Ronaldo (Real M.) |