SEVILLA

REUTERS
Negredo refuzon West Hamin
4 June, 2013 @18:14
Sevilla, e cila përfundoi stinorin në La Liga në vendin e nëntë, ditë më parë ka humbur portierin veteran Andres Palop, i cili iku për Gjermani te Bayer Leverkusen.
Sot, ata njoftuan edhe për largimin e mundshëm të mesfushorit, Jesus Navas, i cili është shumë afër kalimit në Manchester City.
Mirëpo, ata kanë refuzuar një ofertë të West Ham United sot për sulmuesin e tyre më të mirë, Alvaro Negredo. Kryetari i klubit, Jose Maria Del Nido, ka thënë se klubi nuk ka arsye të shesë askë tjetër prandaj dëshirojnë që të mbajnë sulmuesin e tyre më të mirë në ekip.
“Negredo ka kontratë katër vjeçare me ne dhe është i lumtur këtu. Ai e ka treguar veten. Kam marrë një ofertë për atë. West Ham United ka ofruar 17 milionë euro për Negredon,” ka thënë kreu i klubit Del Nido.
Alvaro Negredo ka shënuar 25 gola këtë stinor, duke u bërë golashënuesi më i mirë spanjoll i La Ligas.