Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TALENTI

Ylli në Manchester City

Ylli në Manchester City


4 June, 2013 @9:19

Super talenti i futbollit kosovar, Yll Myrtezani, është duke qëndruar me trajnerin e tij të shkollës së futbollit Winner, Sead Gorani, në Manchester, ku i riu po provohet te nënkampioni i Anglisë. 

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri Gorani për Borozani.com, duke qenë i shkurtë në njoftim. 

“Na thirrën për prova dhe tashmë jemi këtu bashkë me Yllin. Të shohim se çka do të ndodhë dhe si do të shkojnë punët në vazhdim,” ka thënë shkurt trajneri Sead Gorani për portalin tonë. 

Yll Myrtezani, që prej moshës së tij nëntë vjeçare është shumë i kërkuar nga skuadrat europiane. Ai deri më tani është provuar në Maribor dhe Arsenal. Ylli tash është 11 vjeçar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga